Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haliti: Kam informata se pas zgjedhjeve në veri Serbia do ta shpallë njëanshëm Asociacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ka informata që Serbia do ta shpallë njëanshëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij kjo do të bëhet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri.

“Kam informacion që Qeveria e Serbisë për shkak të dështimit të zbatimit të marrëveshjeve dhe dështimit të miratimit të Asociacionit është duke e bërë një projekt të cilin do ta zbatojë menjëherë pas zgjedhjeve në veri, do të zgjidhen katër kryetarë serbë dhe në zgjedhjen tyre ata do ta mbajnë një mbledhje dhe do ta shpallin Asociacionin e themeluar dhe do ta zgjedhin kryetarin e Asociacionit”, ka deklaruar Haliti të hënën në një intervistë në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Sipas tij ky është projekt i Qeverisë së Serbisë bashkë me Listën Serbe.

“Ata do ta shpallin si Asociacion ose institucion paralel që funksionon brenda territorit të Kosovës, meqë Qeveria e Kosovës ose institucionet e Kosovës nuk po pranojnë diçka të tillë”, është shprehur Haliti.

Edhe Një vit e gjysmë më parë Kurti u vetofrua ta hartojë draftstatutin, tash e konsideron imponim për komunat LAJMET E MBRËMJES Një vit e gjysmë më parë Kurti u vetofrua ta hartojë draftstatutin, tash e konsideron imponim për komunat

Ai ka thënë se ata do ta shpallin pavarësinë shëndetësore dhe qytetarëve serbë do të ju ofrohen kartela shëndetësore me të cilat do të mund të marrin shërbime shëndetësore në Serbi.

“Lista Serbe është duke përgatitur listën e serbëve që do të futen në Policinë e Kosovës në momentin që të zgjidhen kryetarët e katër komunave dhe do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për funksionimin e policisë multietnike në veri, pra policë të përzgjedhur nga Lista Serbe dhe Serbia me një filtrim të jashtëzakonshëm një pjesë të të rinjve serbë do t’i marr dhe t’i dërgojë në shkollat ushtarake në Beograd”, ka theksuar Hlaiti, pa treguar burimin e këtij informacioni.

Sipas tij edhe Serbia edhe Kosova duhet t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara.

Deputeti i PDK-së ka thënë se as kryeministri Albin Kurti e as askush tjetër nuk mund të rrëzojë marrëveshjen e vitit 2013 të arritur në dialogun Kosovë – Serbi.

“Organi më i lartë i këtij shteti është Parlamenti, dhe nuk mundet Qeveria edhe me deshtë me e rrëzu vendimin që është miratuar në Kuvend, marrëveshja ndërkombëtare dhe kjo marrëveshje e miratuar në Parlamentin e Kosovës është më e fuqishme se 50 Albin Kurta”, ka theksuar ai.

Sipas tij Qeveria duhet ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese draftin e statutit të Asociacionit.

“Vendosja e këtij Asociacioni atje e garanton paprekshmërinë e kufijve të jashtëm të Kosovës. Mosnjohja e këtij Asociacioni rrezikon sulmin ose përpjekjet për ta shkëputur atë pjesë nga territori”, ka deklaruar Haliti.

Kurti ka qëllim që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen pa nisur zbatimin e Asociacionit

Edhe Kurti synon integrimin e institucioneve paralele arsimore e shëndetësore të Serbisë në sistem të Kosovës Arbëri Kurti synon integrimin e institucioneve paralele arsimore e shëndetësore të Serbisë në sistem të Kosovës

Megjithëkëtë ai ka thënë se Kurti ka qëllim që Kosova të shkojë në zgjedhje pa nisur marrëveshja për zbatimin e Asociacionit.

Haliti ka theksuar se Kurti e ka në projekt që zgjedhjet të mbahen para se të marrë një përgjigje nga kushtetuesja për draftin e statuti të Asociacionit. Sipas tij kjo bëhet me qëllim që t’i fitojë zgjedhjet.

Deputeti i PDK-së e ka kritikuar Qeverinë për papërgjegjshmëri dhe papërgatitje në procesin e dialogut.

“Ajo që më bën përshtypje për papërgatitjen dhe papërgjegjësinë tonë është se po shtyhemi me Serbinë kush po është më i fortë dhe kush nuk po e zbaton marrëveshjen, ose kush po e zbaton ma pak, ose kush po është i gatshëm ta gënjejë BE-në dhe SHBA-në në bisedime dhe pastaj kur po vinë në shtëpitë tona po themi nuk pranojnë asnjë marrëveshje”, ka shtuar Haliti.

Ai e ka quajtur pozitiv faktin që Qeveria ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit prona e 24 hektarëve tokë i kalojnë Manastirit të Deçanit.

Haliti ka thënë se është i bindur që kryeministri Kurti s’e ka bërë këtë propozim me qejf, por si pasojë e presionit ndërkombëtar.

“Marrëveshja e Brukselit ka çimentuar të drejtën e 12 kishave dhe manastireve serbe që kanë eksterritorialitet dhe kanë një loj autonomie të vetën dhe tokat që konsiderohen të manastirit ose të kishave nuk mund të tjetërsohen nga qeveritë pa marrëveshje me udhëheqësit e kishës apo të manastirit”, ka theksuar ai.

Edhe Haliti: Qeverisje e papërgjegjshme, Kurti të trajtohet për shëndetin mendor Arbëri Haliti: Qeverisje e papërgjegjshme, Kurti të trajtohet për shëndetin mendor

LEXO EDHE: