Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haliti: Gjyqtari Kalludra duhet të më kërkojë falje publikisht

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore që të dënohet me 200 euro gjobë, pasi nuk ishte paraqitur në gjykatë ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend.

Ai në reagim thotë se nuk është lajmëruar asnjëherë si dëshmitar dhe se nuk ka pasur asnjëherë ftesë, andaj edhe nuk është paraqitur në gjykatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është reagimi i plotë i Halitit:

“Sot, mora lajmin nëpërmjet mediave se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Albin Kurtit. Gjithashtu edhe për dënimin e shqiptuar ndaj meje prej 200 eurosh për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë. Hajde gjykatës Kalludra hajde! Po si të vij dëshmitar pa u njoftuar asnjëherë që jam dëshmitar, pa më dërguar ftesë asnjëherë, apo u dashka që për kapriçot tuaja të shqiptoni dënime komprometuese duke keqpërdorur ligjin? Për hir të opinionit dhe jo për ndonjë shqetësim tjetër dua të njoftoj se: Nga gjykata s’kam marrë asnjë herë njoftim as thirrje për të qenë dëshmitar. Prandaj duke marrë këtë për bazë, publikisht kërkoj nga gjyqtari Kalludra që të respektoj rregullat për ftesën e dëshmitarëve dhe në përputhje me këtë të zbatoj ligjin. Dhe po ashtu kërkoj që për komprometimin tim publik gjyqtari Kalludra të më kërkojë falje publikisht. XHH

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 200 euro, për shkak se nuk erdhi si dëshmitar në seancën ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend.

Gjobë e njëjtë iu shqiptua edhe nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti dhe deputetëve Naser Osmani e Armend Zemaj, si dhe Leonora Limajt. As Haliti, Osmani, Zemaj e Limaj nuk u paraqitën në gjykatë, ku ishin të ftuar si dëshmitarë.


Lexoni edhe: Kadri Veseli e të tjerë gjobiten, munguan në procesin ndaj deputetëve të VV-së