Deputetja e PDK-së, Selvije Halimi, ka kritikuar deklaratën e LDK-së se “sot iu hoq maska kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli”.
Sot LDK pas prishjes së qeverisë me votat e partnerit qeverisës PDK-së kishte thënë se ka kuptuar fytyrën e vërtetë të PDK-së.
Tani kësaj deklarate i është përgjigjur Halimi që në Interaktiv ka pyetur LDK-në, “përse keni hyrë në koalicion kur e keni ditur se Veseli ka maskë”.
“Pasi jemi para fushatës zgjedhore, njerëzit nuk zgjedhin fjalë për rivalët. Kur e ka ditur LDK që ka Kadri Veseli ka maskë pse kanë hyrë në koalicion me të”, ka thënë ajo.