Pas rënies së Qeverisë të udhëhequr nga kryetari i saj Isa Mustafa, LDK-së përmes një kumtese, siç shkruan në të, fton qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë të qetë dhe të matur në situatën e krijuar pas vendimit të sotëm të Kuvendit të Kosovës, udhëhequr me hipokrizi dhe pabesi nga PDK-ja e Kadri Veselit, transmeton Koha.net.
Kumtesa vazhdon se "Veprimi i sotëm edhe një herë e la pa asnjë maskë Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK".
Ky është teksti i kumtesës:
Lidhja Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë të qetë dhe të matur në situatën e krijuar pas vendimit të sotëm të Kuvendit të Kosovës, udhëhequr me hipokrizi dhe pabesi nga PDK-ja e Kadri Veselit.
Veprimi i sotëm edhe një herë e la pa asnjë maskë Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK, të inkriminuar dhe me probleme të thella me ligjin dhe të cilët sot u bashkuan për t’i dhënë fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja e gjithanshme, që i këputi fijet e krimit dhe të korrupsionit.
Me këtë veprim, Marrëveshja e koalicionit bie në tërësi dhe LDK-ja nuk e njeh asnjë pikë të saj dhe asnjë rezultat politik të saj.
LDK-ja rithekson përkushtimin e saj për të luftuar deri në fund krimin dhe korrupsionin në vend, si parti e përgjegjshme, si partia kryesore në vend dhe si partia që e dëshmoi se si qeveriset me duar të pastra dhe se si punohet në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Edhe
Qeveria Mustafa ka “kapur” shtetin sipas modelit të PDK-së
Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës nga “koalicioni i të inkriminuarve” rrezikon përfundimisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, proceset e tjera integruese euroatlantike, krijimin e Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimin në Organizatat Ndërkombëtare, për të cilat, siç po shihet në vazhdimësi, nuk është aspak i interesuar lidershipi i PDK-së dhe individë të caktuar në partitë opozitare.
Lidhja Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë përkrahjen e tyre për LDK-në, në mënyrë që në qeverisjen e ardhme, të udhëhequr nga LDK-ja, të përmbyllet përfundimisht çkapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.
LDK-ja, me mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët dinë t’i vlerësojnë punët e mira të LDK-së dhe përkushtimin e saj, bashkë me partnerët e saj do të jenë shumica e re në Kuvendin e Kosovës dhe do të vijojë të udhëheqë vendin në proceset jetike, ndërsa PDK-ja dhe aleatët e saj do të shikojnë nga atje, në “Fillimin e tyre të ri”.
-
Haziri: Anëtarësia s’ia fali LDK-së formimin e Qeverisë pas prishjes së koalicionit me VV-në
-
LDK-ja ende nuk i ka dërguar ftesë për koalicion PDK-së, këta thonë se do ta shqyrtojnë çdo ofertë
-
Zgjerimi i koalicionit qeverisës mund të bëhet nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit
-
LDK-ja inicion mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti