Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për bullizim ndaj kreu të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jasharaj.
Ajo madje tha se eksponentët e pushtetit krijuan ambient linçues për Jasharajn, duke konsideruar se kjo ishte arsyeja pse kishte një tentim për sulm fizik ndaj kryetarit të SBASHK-ut.
“Në këto tri javë grevë, për as edhe një çast, nuk ka pushuar denigrimi ndaj krerëve të sindikatave nga ana e makinerisë linçuese e propaganduese të pushtetit. Së fundmi, në ballë të kësaj makinerie të errët, u vu vetë kryeministri, duke e imituar të folurën e duke e përqeshur - rrjedhimisht bullizuar - kreun e SBAShK-ut. Fushata dehumanizuese në fjalë, i parapriu përpjekjes për sulm fizik ndaj Jasharajt, sepse eksponentë të pushtetit e krijuan ambientin linçues”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Politika dhe njerëzorja, në liri të vendit, asnjëherë nuk kanë qenë kaq larg njëra – tjetrës”.
Opozita vazhdon ta kritikojë kreun e ekzekutivit për qasjen që ai e ka ndaj sindikalistëve për grevën në arsim, e cila ka filluar nga 25 gushti.
Në këto tri javë grevë, për as edhe një çast, nuk ka pushuar denigrimi ndaj krerëve të sindikatave nga ana e makinerisë...
Posted by Sibel Halimi on Friday, September 16, 2022
-
SBASHK-u s’i përjashton protestat e grevat në shtator, e kritikon Qeverinë për mungesë dialogu
-
Jasharaj: Qeveria Kurti s’deshi dialog, s’i përjashtojmë protestat e grevën
-
Jasharaj kërkon rritje të pagave: Murati deshi t’ua ndalë mësimdhënësve bukën e gojës
-
Jasharaj i fton Kurtin, Nagavcin e Muratin në SBASHK për “kafe e çaj”
-
Jasharaj akuzon Qeverinë se po tenton t’i shuajë sindikatat