Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hajnia e diskriminimi me letra i qytetarëve

“Për mashkullin është më e rëndomtë që ai të jetë më garues, dominues dhe ngulmues. Për femrat gjithashtu është më e rëndomtë që të jenë më anksioze, të depresuara, të kenë vetëbesim më të ulët dhe shpërndajnë thashetheme të paqena”. Kështu shkruhet në librin “Psikologjia e klasës së 11-të”, në të cilën përdoren fjali fyese ndaj femrës dhe përmbajtje të tjera diskriminuese.

Tekstet shkollore si ky ilustrojnë gjendjen alarmante të dijës që marrin të rinjtë në institucionet arsimore të Kosovës. Diskriminimi mbi baza gjinore fillon pikërisht nga këto tekste, për të vazhduar më pas edhe në institucione shtetërore, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mos e lësho fjalën si... po e din ti”, i pat thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetes së Vetëvendosjes, Drita Millaku, në një seancë plenare të Kuvendit, duke e krahasuar atë me “lopë”. Të papërmbajtur në fjalorë dhe fyes ndaj deputeteve kanë qenë edhe deputetët Fisnik Ismaili nga Lëvizja Vetëvendosje e Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën...(shkrimin e plotë e gjeni në numrin special të Kohës Ditore për Vitin e Ri).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.