Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në lidhje mbi mundësinë e kthimit të masave të reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë.
Ajo ka thënë se autoritetet kosovare fillimisht do të përdorin mekanizmat e CEFTA-s në këtë drejtim, përfshirë edhe një qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
“Jemi në analizën e të gjitha raporteve që kemi me shtetet fqinje të bilancit tregtar. Ne kemi shumë barriera, jo vetëm me Serbinë, por edhe me shtetet tjera fqinje. Ne së pari do t’i përdorim mekanizmat e CEFTA-s. Sot nuk jam këtu për të thënë se do të aplikojmë këtë apo këtë. Jemi për të pasur qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët”, tha Hajdari në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. Nga ekzekutivi kanë thënë më herët se një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat, sipas tyre, shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara.
-
Hajdari: Miratimi i Projektligjit për tregti me jashtë do të ndihmojë zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë
-
Barrierat tregtare nga Serbia të vazhdueshme – Hajdari: Duhet të përgatitemi për reciprocitet
-
Hajdari: S’dua të sjell menjëherë reciprocitetin, kërkojmë zgjidhje përmes mekanizmave rajonalë
-
Haliti: Ndërkombëtarët po i përdorin masat si levë për ta detyruar Kosovën të pranojë diçka
-
Hajdari ia atribuon Qeverisë meritën për përfaqësimin e Kosovës në CEFTA pa UNMIK-un