Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hajdari jep sqarime për masat ekonomike të Qeverisë shkaku i koronavirusit

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, gjatë një konference shtypi të marten mbrëma, ka dhënë sqarime rreth masave ekonomike të Qeverisë për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

“Urdhëresa e parë ka qenë urdhëresa për menaxhimin e çmimeve, bazuar tek ankesat e qytetarëve për rritje çmimesh”, ka thënë Hajdari, duke shtuar se thënë se në këtë aspekt, punët qëndrojnë mirë.

Sa i përket urdhëresës së dytë, ajo ka thënë se ka shumë keqkuptime.

“Fatkeqësisht, interpretim pas interpretimi ndodhin gabime”, ka thënë ajo.

Hajdari përkitazi me këtë rast, ka dhënë sqarime më të detajuara: “Mbyllen restoranet, kafiteritë, baret, pubet, qendrat tregtare, përveç barnatoreve farmaceutike dhe bujqësore dhe shitoreve ushqimore brenda qendrave tregtare; tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve. Konsiderohen qendra tregtare shtëpitë e mallrave, tregjet e mbyllura dhe lokalet e ngjashme. Operatorët me ofertë të përzier – shitje e shërbim – mund të shesin, por jo të ofrojnë shërbim brenda lokalit. Operatorë të tillë janë furrat e bukës, burektoret, qepabtoret, ëmbëltoret, gjelltoret dhe tjera që shesin ushqim direkt, por edhe ofrojnë shërbime brenda lokale”, ka thënë ajo.

“Ndalohet konsumi i pijeve dhe ushqimi brenda menzës së punëtorëve, punëtorëve mund t’iu ofrohet ushqim dhe pije, por jashtë menzës”, ka thënë ajo.

Edhe Hajdari: Masat e Qeverisë s’e kanë qëllimin që t’i mbyllin bizneset Arbëri Hajdari: Masat e Qeverisë s’e kanë qëllimin që t’i mbyllin bizneset

Ajo ka dhënë sqarim edhe për shërbime gastrononike brenda hoteleve.

Hajdari po ashtu ka thënë se operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, ekonomike dhe postare mund të ofrojnë deri në një masë të domosdoshme, por me orar dhe staf të reduktuar.

Sa i përket shërbimeve elektronike dhe atyre postare, Hajdari ka thënë se duhet të ofrohen në masë të domosdoshme, në mënyrë të reduktuar.