Filozofia e komisionerit të zgjerimit Hahn mbetet akoma e njëjtë: Më mirë të ekspertojmë stabilitet, sesa të importojmë jostabilitet, përcjell albinfo.ch.
Komisioneri i zgjerimit europian Johanes Hahn ka dhënë një intervistë të gjatë për median pan-europiane EurActiv, ku ka folur kryesisht për Ballkanin Perëndimor. Ai kërkon që strategjia e Ballkanit të shihet me realizëm dhe të mos ketë zgjerim si në 2004 kur u pranuan shumë shtete.
Hahn është i qartë: “Edhe kur perspektiva europiane mbetet e hapur për gjithë rajonin, nuk do ketë anëtarësim En-Bloc“.
Në pyetjen se cili shtet ballkanik ka kryer reforma më të mëdha gjatë vitit të fundit, Hahn nuk është aspak i kursyer: “Maqedonia, e cila kaloi nga kriza politike në rrugën demokratike. Qeveria e re pro-europiane e Zoran Zaev ka përmirësuar raportet me fqinjët dhe veçanërisht zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit me Greqinë.”
Sipas Hahn edhe vendet tjera kanë kryer reforma dhe përparime në rrugën euro-atlantike, duke përmendur edhe Kosovën, e cila sapo mori rekomandimin për liberalizimin e vizave me BE.
Edhe
Hahn përsërit, rekomandimi për Maqedoninë e Shqipërinë nuk ishte i nxituar
“Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet e BE, i takon Europës gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht.”
Në fund Hahn e ka përmendur edhe Turqinë, e cila për dallim nga Ballkani Perëndimor është larguar ndjeshëm nga vlerat europiane dhe se “momentalisht” është pezulluar hapja e kapitujve tjerë.
-
Hahn: Perspektiva evropiane do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
-
Hahn: Vota negative për Shqipërinë e Maqedoninë V. nuk stimulon as Kosovën e Serbinë
-
Hahn vendeve me probleme të Ballkanit ua rekomandon modelin e Maqedonisë së Veriut
-
Hahn: Perspektivat evropiane, motivim për të nisur dialogu Kosovë-Serbi