Në shënimin e 15 vjetorit të Zgjerimit të BE-së, Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se ka ardhur koha për finalizimin e këtij projekti.
Sipas tij, ky projekt përmbyllet me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Sot festojmë 15 vjet zgjerim të BE-së, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet e përbashkëta dhe të vizionit të përbashkët: për ribashkimin e kontinentit evropian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë i vërtet dhe tani është koha të shohim përpara dhe të finalizojmë projektin historik të unifikimit evropian duke integruar Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt se – me përpjekje të përbashkëta – kjo do të jetë një storie suksesi për të dyja palët”, ka thënë Hahn në një postim në Twitter, duke e përmbyllur me një moto: “BE-BP – më të fortë të bashkuar”.
-
Hahn: Ballkani Perëndimor i takon Evropës
-
Ballkani, përgjithmonë në dhomën e pritjes për anëtarësim në BE
-
Hahn konsideron se data për zgjerim në Ballkanin Perëndimor është bërë më konkrete
-
Hahn: Ballkani duhet të përgatitet mirë, që BE-ja mos t’i ketë barrë
-
Lajçak: Ka ardhur koha që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE