Deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj, ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, dhe kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiu.
“Për të 50-ën herë, më i moshuari nga ne dhe ushtrues i kësaj seance, nuk po ushtron as autoritetin që ia njeh tradita, e as përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta dhe ligji,” deklaroi Hadergjonaj në fjalimin e mbajtur në sallën plenare, pas përfunidmit të vazhdimit të 50-të të seancës.
“Unë kam një pyetje për kryesuesin dhe kandidaten: pse nuk jepni shembull me përgjegjësi duke u tërhequr ... Vetëm atëherë mund të ketë hapësirë për reflektim dhe ndoshta edhe ndryshim të qëndrimeve”, ka shtuar ai.
Dështimi i 50-të i deputetëve
Edhe tentimi i 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë rezultat.Deputetët sërish...
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu kërkon “reflektimin e opozitës” për konstituimin e Kuvendit
-
Deputetët i thonë për të gjashtën herë “jo” Haxhiut për kryeparlamentare
-
Të zgjedhurit që nuk zgjedhin
-
Me gjithë thirrjen për konsensus, VV-ja propozoi sërish emrin që s’e pranon opozita
-
VV-ja s’heq dorë nga emri i Haxhiut, Dehari nuk fton konsultime me partitë