Familjarët e gjashtë shtetasve turq të deportuar në Turqi nga Kosova, kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll.
48 orë pas arrestimit dhe deportimit familjarët e shtetasve turq të deportuar nga Kosova, kanë rënë në kontakt sot me ta.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, Bujar Muzhaqi, drejtor në njërën prej rrjetit të shkollave ‘Gulistan’ në Kosovë.
“Sot kanë folur. Janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Stamboll, dhe ende nuk kanë dalë para gjykatës. U kanë thënë që janë mirë, dhe se janë transferuar 2 orë pas arrestimit”, ka thënë Muzhaqi për KTV-në.
Artikuj të ngjashëm
-
Të arrestuarit e institucionit “Gulistan” nga Kosova deportohen në Turqi
-
Kallëzim penal për 22 policë për dëbimin e shtetasve turq
-
Sot seancë e jashtëzakonshme për rastin e dëbimit të shtetasve turq
-
Prokuroria në Turqi me aktakuzë për “gylenistët”, ajo e Kosovës ende s’ka aktvendim për hetimin e dëbimit të tyre
-
Shpend Maxhuni sot do të intervistohet për dëbimin e gulenistëve nga Kosova