Tiranë, 13 prill - “Guri i Cjapit” ndodhet në brendësi të parkut të Bozdovecit, në komunën Drenovë të rrethit të Korçës.
Përfaqëson një bllok shkëmbor konglomeratik dhe ranor me formë të veçantë: ngjan me një deve të ulur “për të pushuar pas një udhëtimi të gjatë në shkretëtirë”.
Gojëdhëna thotë se emrin e ka marrë nga një cjap, që është rrëzuar në këtë shkëmb.
Gjatësia e këtij guri është 20 – 25 m, gjerësia është 5 – 10 m dhe gati po kaq është edhe lartësia. Përbëhet nga shkëmbinj konglomerate të modeluar nga erozioni dhe era.
Ka vlera shkencore, didaktike, estetike e turistike.
Turist kurioz për shkak të emrit dhe formës e vizitojnë sidomos në periudhën e verës.
Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Korçës – Drenovë – Bozdovec.