Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hysni Gucati vjen në Kosovë

Ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur të premten në Kosovë.

Lajmin për Kohën e ka konfirmuar Michael Doyle nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se me vendim të Kolegjit të Apelit, është menaxhuar një vizitë për Gucatin për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Kolegji i Apelit ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për Hysni Gucatin, për të takuar familjen e ngushtë. Hysni Gucati mbetet në paraburgim dhe në paraburgim të Dhomës së Specializuar”, ka thënë Doyle.

Mësohet se nëna e Gucatit është e shtrirë në QKUK dhe kjo është arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.

Edhe Gucati arrin në Kosovë për vizitë familjare Arbëri Gucati arrin në Kosovë për vizitë familjare

Hysni Gucati ishte në Kosovë edhe pak ditë pasi atij i vdiq babai, Avdullah Gucati, më 27 maj 2022.

Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.