Pas ftesave nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u intervistuar nga kjo Prokuroria e Speciales, OVL e UÇK-së ka kërkuar nga të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së të mos pranojnë të bashkëpunojnë me këtë prokurori dhe të mos japin deklarata.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL e UÇK-së), Hysni Gucati, ka thënë se kjo Gjykatë do të dështojë ashtu si gjykatat e tjera gjatë viteve të kaluara. Ai thotë se të akuzuarit do të kthehen faqebardhë në Kosovë.
“Unë besoj, në finale do të jetë sikur gjykatat tjera që kanë dështuar të gjitha. Si gjykata e UNMIK-ut, gjykata e EULEX-it, gjykata ndërkombëtare e Hagës që ka qenë dhe që ka dështuar. Besoj dhe tash në këtë. Gjykata do të dështojë, për arsye se ne kemi përvojën tash dhe të gjitha gjykatat i kemi fitu”, tha Gucati, për Ekonomia Online. Sipas tij, kjo gjykatë është e njëanshme.
“Thirrja e tillë për heshtje ka qenë arsyeja sepse kjo gjykatë është e njëanshme, është e papranueshme për Organizatën e Veteranëve të Luftës dhe besoj edhe për qytetarët e Kosovës. Këtu është bërë një e padrejtë ndaj qytetarëve, ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Gucati.
Ai ka paralajmëruar se në rast nevoje, varësisht se si do të rrjedhë situata në Gjykatën Speciale, do të ketë edhe protestë të OVL-së.
“Ne do t’i tregojmë botës, gjykatave ndërkombëtare që do të veprojmë me ndonjë protestë në të ardhmen që të paktën t’iu tregojmë që UÇK-ja nuk ka bërë krime dhe nuk ka pasë mundësi me bërë krime të luftës”, u shpreh Gucati.
Edhe
Hysni Gucati sot paraqitet në Speciale
Me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, Prokuroria Speciale në Hagë ka intervistuar të parin Rrustem Mustafën, ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Llapit, i njohur si komandant Remi dhe të mërkurën ish-komandantin Sami Lushtakun.
Ndërsa, më 4 shkurt pritet të intervistohet edhe një tjetër pjesëtar, anëtar i OVL të UÇK-së dhe më 17 të po këtij muaji është ftuar ish-Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”.
-
Gucati: S’ka protesta pa i ditur akuzat e Speciales, historia do t’i ndëshkojë ata që e votuan
-
Gucati thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë për protesta nëse fillojnë arrestimet nga Specialja
-
Gucati: Më 4 shkurt pritet të intervistohen rreth 100 ushtarë nga Specialja, jemi duke u organizuar për protestë
-
Gucati u bën thirrje bashkëluftëtarëve të mos u përgjigjen ftesave të Speciales