Se çfarë është folur gjatë intervisitimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë për katër ditë, e dinë pak veta. Mirëpo kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është i bindur se presidenti ka ditur të mbrojë vendin, lirinë dhe luftën çlirimtare.
Ai në një intervistë për Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Thaçi është intervistuar për katër ditë rreth aktakuzës ndaj tij, meqë ishte lider i UÇK-së.
“Asnjë vetarani deri më sot nuk i ka zgjatur intervista 4 ditë, por duke e ditur se ka qenë lider i UÇK-së, puna dhe vepra e tij është 20 vjeçare, e bujshme. Thaçi ka ditur të mbrojë vendin, lirinë e shenjtë të Kosovës, ka ditur të mbrojë pasi ka qenë bashkëpunëtor i komandantit Adem Jashari. Siç ka ditur Adem Jashari, ka ditur edhe Thaçi”, ka thënë Gucati.
-
Thaçi vetë foli, por dyshohet se bashkëluftëtarët i udhëzoi të heshtin
-
Gucati: Dënimi i ish-krerëve do të ishte goditje ndaj luftës së UÇK-së
-
Vuçiq: Kam dëgjuar se Thaçi do të marrë dënim të rëndë
-
Thaçi flet për FAZ-in: Serbia na sulmoi, populli i Kosovës rezistoi
-
Gucati në Ditën e Veteranit: Nuk ndihemi të lirë, kemi problem me institucionet tona