Të martën në Podgoricë, Grupi Koha ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi rajonal me kompanitë mediale "Oslobodjenje" nga Bosnja e Hercegovina dhe "Vijesti" nga Mali i Zi.
Memorandumin në emër të Grupit Koha e ka nënshkruar kryeredaktori i gazetës “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, drejtoresha e "Oslobodjenjes" Vildana Selimbegoviq dhe drejtoresha e TV Vijesti, Marijana Bojaniq.
Me këtë memorandum, mediat janë dakorduar për bashkëpunim në krijimin dhe këmbimin e përmbajtjeve mediale, si dhe prodhimin e programeve rajonale.