Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi dhe në përbërje të Meliza Haradinaj, Alban Dermaku, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar një takim më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.
Siç njofton Qeveria e Kosovës, energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve.
“Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për dialog, më saktësisht për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë, përcjell Koha.net. “Grupi i ri negociator është i përkushtuar që procesi i dialogut të zhvillohet me transparencë të madhe në raport me qytetarët”, thuhet më tej aty.
-
Dialogu në Bruksel, me “diskrecion” apo me mungesë transparence
-
Sot vazhdon dialogu në Bruksel – temë: ekonomia
-
Von Cramon e hutuar se kush do ta kryesojë dialogun me Serbinë
-
Ahmeti thotë se Ekipi negociator nuk shkoi tinëz në Bruksel
-
Ekipi për dialog s’flet për taksën me diplomatët evropianë, thotë se kjo i takon Qeverisë