Grupi i këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Dragashit ka dënuar sulmin fizik ndaj kryesuesit Betim Merdi, duke kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin rastin ashtu që kryerësit të përballen me drejtësinë.
Ky grup njëherësh sulmin në fjalë e ka konsideruar si atak ndaj institucioneve shtetërore dhe ka shprehur mbështetje për punën e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
“Me anë të këtij reagimi, ne Grupi parlamentar i PDK-së, Komuna e Dragashit, shprehim indinjatën e thellë për incidentin që ndodhi ditë më parë, ku u sulmua fizikisht kryesuesi i Kuvendit komunal në Dragash, Betim Merdi nga një qytetar. Grupi parlamentar i PDK-së në Dragash dënon ashpër sulmin fizik ndaj kryesuesit të Kuvendit, duke konsideruar të njëjtin si sulm ndaj institucioneve shtetërore”, shkruan në reagimin e këshilltarëve të PDK-së, të publikuar në rrjetet sociale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
VV: Sulmet e kërcënimet nuk do të ndalin ligjshmërinë në Prizren
-
Asamblisti i PDK-së sulmon kryesuesin e Kuvendit komunal të Prizrenit, reagon KDI
-
Hamza flet për policinë - hesht për incidentin e PDK-së në Skenderaj
-
Kurti për sulmin ndaj Mehanit: Veprimet e tilla nuk na trembin, organet e rendit të veprojnë
-
Nura kërkon që PDK-ja të marrë masa ndaj anëtarëve të saj në KQZ