Zhvendosja graduale e grumbullimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga kufiri në brendi të vendit, pas shitjes së mallrave, nuk do të fillojë deri në janar të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo reformë fiskale pritet që të bëhet bashkë me integrimin e disa departamenteve të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
Këshilltari i ministrit të Financave, Bedri Hamza, Lulzim Rafuna, ka thënë për gazetën se ky vit do të shërbejë si vit i përgatitjeve të stafit dhe krijimit të kushteve për të filluar me implementimin e kësaj reforme, të cilën e kishte proklamuar ministri Hamza në muajin janar.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Bizneset mirëpresin grumbullimin e TVSH-së në brendi, ATK-ja thotë se kjo rrit mundësitë për informalitet
-
Iniciativë për ndryshimin e Ligjit për TVSH-në
-
Iniciativë për ndryshimin e Ligjit për TVSH-në
-
Qeveria planifikon t’i prekë taksat
-
Ndeshen PDK-ja e LDK-ja për idenë e zhvendosjes së TVSH-së nga kufiri në brendi, që nuk e realizuan sa ishin në pushtet