Koordinatori i Departamentit për Drejtësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, e ka quajtur skandaloze qasjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se “si qytetare e Kosovës” ka të drejtë të shprehet lirshëm për mendimet e veta lidhur me vendimet e gjykatave.
Të hënën në emisionin “Tempus” në KTV, Haxhiu iu përgjigj Gzim Shalës, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, që e cilësoi të gabuar qasjen e politikanëve që komentojnë vendimet e gjykatave.
“Edhe unë jam qytetare, jam ministre. Para se me qenë ministre, jam qytetare e Republikës së Kosovës. Prandaj, a më lejon zotëri Shala me u shpreh lirshëm për mendimet e mia, sepse ma garanton Kushtetuta”, iu kundërpërgjigj ministrja Haxhiu.
Sipas Grudës, “është skandaloze që një Ministre e Drejtësisë të ketë të kuptuar të tillë të lirisë së shprehjes dhe të pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
“Kjo e bën të qartë se ajo, në të vërtetë, nuk e di çka do të thotë fakti që është Ministre e Drejtësisë dhe kuptimin lirisë së shprehjes për funksionarët e lartë shtetëror, dhe as çka është ndërhyrja në drejtësi”, ka shkruar Gruda në Facebook.
-
PDK-ja kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu dhe intervistimin e saj nga prokuroria
-
Deklarata e Haxhiut mbi Kushtetuesen shihet si ndërhyrje
-
Haxhiu: Skandaloz deklarimi i Prokurorisë për strukturat paralele
-
Haxhiu: Duhet të ketë mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale
-
GLPS: Haxhiu ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në drejtësi dhe ka shkelur Kushtetutën