Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grubi: Sela mbetet në spital, deputetët tjerë më lehtë të lënduar

Artan Grubi nga BDI ka dhënë njoftimin e fundit për gjendjen e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Ai ka thënë se të gjithë deputetët shqiptarë bashkë me kolegët maqedonas janë evakuuar nga ndërtesa e Kuvendit dhe janë të sigurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grubi po ashtu ka njoftuar se deputeti tjetër shqiptar për të cilin u raportua se ka marrë lëndime më të rënda është në spital.

Ky është postimi i Grubit në Facebook:

Të gjithë deputetët shqiptar bashkë me shumë koleg maqedonas u evakuam nga ndërtesa e Kuvendit dhe u vendosëm në vend të sigurt. Ziadini është në spital ndërsa të tjerët janë më lehtë të lënduar.

Ju lus të përmbaheni, të mbani qetësi dhe të mos provokoheni nga kjo marrëzi.