Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grubi: Jemi të ngujuar, por shëndosh e mirë

Artan Grubi nga BDI thotë se ai dhe disa deputetë të kësaj partie janë mirë, pas hyrjes me dhunë të qytetarëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Ai në Facebook ka apeluar për qetësi dhe që asnjë qytetar të mos bie pre e provokimeve.

“Miq,

Ejupi, Agimi, Xhevati, Rexhaili dhe unë jemi mirë për momentin. Për të tjerët nuk kam njohuri, uroj dhe shpresoj të janë mirë. Jemi të ngujuar, por shëndosh e mirë.

Mirënjohës të gjithëve që shprehet shqetësim dhe përkrahje.

Uroj që kjo marrëzi të kryhet sa më parë dhe apeloj deri tek secili nga ju që të mos bie pre e provokimeve”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm