Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, ka kërkuar sot nga ambasadori i Italisë në Shkup, Karlo Romeo mbështetjen italiane për heqjen e kushtëzimit të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Deputeti Grubi dhe ambasadori Romeo gjatë këtij takimi në Kuvendin e Maqedonisë, këmbyen opinione rreth zhvillimeve politike në vend, procesin e miratimit të reformave sistemore, barazinë gjuhësore, si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Grubi njoftoi diplomatin italian për procesin e përpilimit të deklaratës parlamentare për përshpejtim të proceseve reformuese dhe integruese të vendit në BE si dhe për shqyrtimin e planit 3-6-9 të Qeverisë në Komisionin për çështje evropiane.
Ai theksoi se barazia gjuhësore rrumbullakon normativisht Marrëveshjen e Ohrit dhe e bën shoqërinë më kohezive.
Ndryshe, në takim është biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale midis Italisë dhe Maqedonisë.
-
Osmani: Përfshirja e shqiptarëve në administratën e Maqedonisë është rritur
-
Grubi: Pengesat për NATO dhe BE u eliminuan tërësisht
-
Deputeti i BDI-së pret zgjidhje të shpejtë të emrit të Maqedonisë, kritikon VMRO-DPMNE-në
-
Grubi thotë se e ka parë draftin e Ramës për Asociacionin
-
Shkupi mirëpret Kurtin e Vuçiqin: Dialogu me epilog njohjen