Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë, ka thënë se kanë dy kontrata aktive për gropat në rrugët e qytetit. Njëra është me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe kontrata e implementimit të Planit të Mobilitetit.
Ai ka thënë se beson që do t’i mbërrijnë që t’i trajtojnë të gjitha gropat.
Xhaferi ka thënë se kanë nisur me rrugën “Nekibe Kelmendi”.
“Do ta ndajmë në zona trajtimin e gropave vitin tjetër. Për momentin, qysh kanë funksionu gropat deri tash, një kontraktor ka punuar në lagje të ndryshme. Vitin tjetër do ta ndajmë buxhetin në pesë zona. Ideja është që të kemi akses në të gjitha rrugët e qytetit”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se duhet të ketë një trajtim korrekt të të gjitha rrugëve, pasi sipas tij, gjendja është shumë e keqe.
Xhaferi ka shtuar se projekti i rrugës “A”, deri në mars do të përcillet për tenderim.
Edhe
Rama: Do të vazhdojmë ta ndërtojmë kryeqytetin
“Ne kemi zhvilluar disa takime me Ministrinë e Infrastrukturës. Rruga ‘A’ do të bëhet dhe jam i bindur për këtë. Në të njëjtën kohë kemi biseduar edhe për kolektorin në Hajvali që është shumë i rëndësishëm. Janë disa projekte që duhet të përcillen tutje”, ka thënë ai.
Ai tutje ka bërë të ditur se vitin tjetër do të ndajnë mjete për shpronësim.