Ish të dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, po i pengojnë reagimet kundër postimit të tij në Twitter të hënën, kur ai lartësoi “heronjtë” e betejës së Vidovdanit.
“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar ai të hënën, në ditën kur në Gazimenstan serbët festuan festën e Vidovdanit.
Reagimet ndaj këtij postimi ishin të shumta. Një nga to ishte ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku. E me këtë, Grenelli pati përplasje në rrjetin social.
“Kjo s’ishte betejë serbe; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit osman. Beteja u bë miti bazë që vazhdon ta ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
E si përgjigje, Grenelli ka thënë se “ju ofendoheni tepër”.
Edhe
Grenell lartëson “heronjtë” serbë të Vidovdanit
“Duhet të jetë rraskapitëse të gjeni ofendim në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje”, ka shkruar ai si përgjigje.
Në kundërpërgjigje, Çitaku i ka thënë Grenellit se qëndrimi i tij ka qenë i pasaktë.