Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sërish ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se situata aktuale është për faj të Kurtit, ndërsa ka bërë thirrje të kthehet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Një katastrofë tjetër e Blinkenit. Edhe shqiptarët e dinë se Kurti është problemi. Riktheni Thaçin! Nuk ka të bëjë me të kaluarën – asnjëra palë nuk është kurrë e drejtë apo kurrë gjithmonë e gabuar. Ka të bëjë me Albin Kurtin duke bërë lëvizje të njëanshme për të refuzuar letërnjoftimet serbe dhe targat brenda Kosovës. Është e panevojshme. Njerëzit në Kosovë meritojnë vende pune dhe liderë që duan zhvillim ekonomik”, ka shkruar Grenell në Twitter. “Vetëm një kujtim, presidenti Trump me sukses negocioi 4 marrëveshje të normalizimit mes kosovës dhe Serbisë. Po ndihmonim rritjen e ekonomive. Bideni ka injoruar Ballkanin
Another Blinken disaster. Even the Albanians know Kurti is the problem.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 31, 2022
Bring back Thaci! https://t.co/VChjks2pTg
-
Grenell: Ekipi Osmani-Kurti kanë qenë të tmerrshëm
-
Grenelli u gëzohet zgjedhjeve të reja: Zoti po na përgatit për rikthimin e Thaçit
-
“Pishmani” i serbëve e sjell Sorensenin pa paralajmërim në Prishtinë
-
Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës?
-
Behrami: Ka mungesë të besueshmërisë së ndërkombëtarëve ndaj Kurtit