I dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se bisedimet për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit kanë shkuar mirë dhe i falënderoi ekspertët e të dyja palëve që morën pjesë në takim.
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan të hënën në Berlin, nën ndërmjetësimin e Grenellit.
“Kemi bërë përparim të mirë këtë mëngjes, duke lëshuar një Letër Synimi për bashkëpunimin hekurudhor. Diskutimet kanë shkuar aq mirë saqë kemi biseduar edhe për çështje të tjera. Do të punojmë për të përfunduar Letrën e Synimit për hekurudhat, përmes postës elektronike, gjatë javës së ardhshme ose më vonë. Dua t'i falënderoj përsëri ekspertët nga Serbia dhe Kosova, që kanë udhëtuar sot në Berlin për këto bisedime”, tha Grenell në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Grenell, i cili është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, nuk dha më shumë detaje se për cilat tema të tjera u diskutua.
-
Grenell thotë se është bërë progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë e Beograd
-
Grenelli ofron mbështetje për udhëheqjen evropiane në dialogun Kosovë – Serbi
-
Thaçi pas takimit me Grenellin: Do të lëvizim në marrëveshje të reja me Serbinë pas asaj të linjës ajrore
-
Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë
-
Grenelli për AP-në: SHBA-ja do që Kosova e Serbia të fokusohen në ekonomi dhe vende të reja pune