Emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se për administratën e Donald Trumpit është top-prioritet implementimi i marrëveshjes së arritur në Washington më 4 shtator.
Grenell i është përgjigjur në Twitter ambasadores së Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku. Çitaku kishte përshëndetur vizitën që do ta bëjë delegacioni i SHBA-së në Kosovë. Delegacioni do të arrijë në Prishtinë nesër.
“Implementimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!” – ka shkruar Grenell në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Grenell i frustruar që nuk po zbatohet marrëveshja e Washingtonit
-
Grenell thotë se është bërë progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë e Beograd
-
Grenelli thotë se Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i administratës Trump
-
Sipas analistëve, me takimin e 27 qershorit Trumpi po kërkon marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi
-
Ambasada në Prishtinë: I dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë, post kyç në administratën e Trumpit