Qeveria në të njëjtën kohë dërgoi pothuajse të gjithë në “veprime të veçanta pune”, ku përfshihej grumbullimi i korrjeve dhe ndërtimi i sistemeve të ujitjes; puna “vullnetare” në mbledhjen e metaleve dhe zbukuronte parqet publike në “Ditët e Enverit”, për ta nderuar “babanë e kombit”.
Produktiviteti i punës pësoi rënie për rreth 1.7 për qind në vit gjatë periudhës 1989- 1988, një tregues ky që ekonomia nuk po arrinte të krijonte vende të mjaftueshme pune për absorbimin e numrit gjithnjë e më të madh të njerëzve të moshës së punës, shkruan sot Koha Ditore.
Përpos stafit diplomatik dhe të emigruarve, asnjë shtetas shqiptar nuk punoi jashtë para rënies së sistemit komunist. Profili i punësimit në Shqipëri ishte në mënyrë të qartë i një shteti në zhvillim. Më 1987, sektori i bujqësisë në Shqipëri punësonte 52 për qind të fuqisë punëtore të shtetit; industria 22.9 për qind; ndërtimtaria 7.1 për qind; tregtia 4.6 për qind; arsimi dhe kultura 4.4 për qind derisa transporti dhe komunikimet 2.9 për qind.
Sido që të jetë, dështimi i ekonomisë komuniste e trazoi strukturën e fuqisë punëtore të Shqipërisë. Me përjashtim të të punësuarve në burokracinë qeveritare, shkolla dhe spitale, ushtri dhe polici, shërbime themelore dhe firma private, rrëmuja bëri që vetëm një numër i vogël i shqiptarëve të kenë një punë që ua siguronte jetesën.
Për shembull, dyert iu mbyllën pothuajse të gjitha ndërmarrjeve në qarkun malor të Kukësit, përfshirë minierën fitimprurëse të kromitit, fabrikën e shkrirjes së bakrit, e cila u mbyll shkaku i mungesës së thëngjillit dhe fabrikën e tekstilit.
Edhe (Pa)fuqia e grave në tregun e punësQeveria e Shqipërisë raportonte se papunësia ishte në rreth 30 për qind, por vlerësimet jozyrtare të 1991-s bënin të ditur se rreth 50 për qind e fuqisë punëtore ishte e papunë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)