Njoftimet e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me përfitimin e grantit të performancës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht projekti “DEMOS” kanë nxitur reagimin e ish-drejtorit të Administratës, Ilir Baldedaj.
Haskuka pak ditë më parë ka njoftuar se Komuna e Prizrenit do të përfitojë afro 213 mijë euro nga ky grant i performancës, përderisa Baldedaj ka shprehur qëndrimin se po të kishte Komuna performancë të keqe vitin e kaluar, atëherë nuk do t’ishte miratuar granti në fjalë, shkruan sot Koha Ditore.
Haskuka fillimisht ka bërë të ditur se ka marrë një lajm të mirë nga MAPL-ja për përfitimin e grantit në vlerë prej 212 mijë e 681 eurosh, të cilin mund ta shpenzojë më 2018. Ai ka theksuar se projekti “DEMOS” i financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të ofrojë asistencë teknike për punonjësit e Komunës, me qëllim të përmirësimit të performancës. “Me këtë grant Komuna do të ofrojë shërbime më cilësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit, ndërsa do të shfrytëzohet për investime kapitale”, ka thënë Haskuka.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i
-
12 komuna përfitojnë rreth 8 milionë euro nga granti i performancës komunale
-
11 komuna përfitojnë 8.3 milionë euro në kuadër të Grantit të Performancës
-
Fushë-Kosova për 9 vjet s’përfitoi asnjë cent nga granti i performancës
-
Prizreni s’i përmbush kriteret minimale për përfitim nga Granti i Performancës Komunale