Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, ka thënë se me gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës do të vazhdohet edhe në lokacione të tjera në Serbi pas Kizhevakut.
Ai ka thënë se do të presin rezultatet e ADN-së për të vërtetuar nëse mbetjet e tjera të paidentifikuara i përkasin të vrarëve nga masakra e Rrezallës.
Grajqevci në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Kosova nuk ka ende një databazë me të dhënat për të zhdukurit dhe viktimat e luftës, gjë që e ka quajtur tmerr për shtetin.
“Në Kosovë janë të regjistruara 24 organizata për hulumtimin e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës. Programin e punë e koordinojmë në Këshill. Është grumbulluar një material i madh i krimeve të luftës dhe të dhënat për personat e zhdukur, ne ende nuk e kemi një databazë të personave të zhdukur dhe viktimave që është tmerr për ne si shtet”, ka thënë ai.
-
Gara: Ende s’kemi ftesë për vazhdimin e gërmimeve në Serbi, pala serbe refuzoi takimin në Prishtinë
-
Të vrarët në luftë kanë emra, por shteti s’i di
-
Komisioni në Hagë po trajton 15 mostra që dyshohet se u përkasin të zhdukurve gjatë luftës
-
Identifikimi i mbetjeve mortore merr deri në një vit kohë
-
Për një vit u gjetën mbetje mortore të 16 personave që dyshohen se janë zhdukur gjatë luftës