Blerim Grainca nga LDK-ja thotë se është befasuar me unifikimin e partive opozitare dhe PDK-së për rrëzimin e qeverisë Mustafa.
Ai ka thënë se LDK është krenare për punën e saj dhe se me PDK-në kishte vendosur të hynte në koalicion vetëm për “më të keqën më të vogël”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Provuam me VLAN-in, por Kushtetuesja e rrëzoi atë. Organet e LDK-së vendosën të futemi me PDK-në në koalicion. Mund të themi që jemi krenar me rezultatet e qeverisjes sonë. Fajtori kryesor për zgjidhjen e problemeve është LDK-ja. Ajo që më befasoi sot ishte unifikimi i të gjitha partive kundër LDK-së”, ka deklaruar ai në debatin në Interaktiv.
Kundër Graincës ka reaguar Ismajl Kurteshi i VV-së që ka thënë se partia e tij ka qenë që nga fillimi kundër koalicionit PDK-LDK dhe nuk ka pasur unifikim me PDK-në.
“Perceptimi i tij është i gabuar. Ne kemi qenë që nga fillimi kundër qeverisë PDK-LDK”, ka thënë ai.