Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar grafite kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit Dejan Pantiq.
Gjyqtari Bajraktari pas propozimit të prokurorit Shefkiu ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e KKZ-së masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.
Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur habinë ndaj këtij vendimi. Ndërkaq, një vendim të tillë e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian.
Pas vendimit për arrest shtëpiak, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është mirë të largohen barrikadat. /KSP
-
Dy zyrtarët e VV-së dalin para gjykatës për deklaratat e tyre lidhur me lirimin e Pantiqit
-
Pantiqit i është vazhduar arresti shtëpiak edhe dy muaj, thotë avokati i tij
-
Këshilltari i Kurtit për barrikadat: Ekzistonte mundësia e eskalimit të situatës
-
Pantiqi lirohet nga paraburgimi, barrikadat mbesin
-
KPK-ja i vlerëson si ndërhyrje reagimet e Kurtit dhe vartësve të tij lidhur me Pantiqin