Persona të paidentifikuar gjatë natës kanë shkruar grafite, siç i cilësojnë mediat serbe, antiserbe në muret e disa shtëpive në fshatin Pasjan të komunës së Parteshit, fshatit më të madh serbë në Anamoravë, transmeton Koha.net.
Shefi i byrosë së Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në Anamoravë, Zoran Stojkoviqi, i tha portalit Kosovo online në gjuhën serbe se këto grafitë kanë shqetësuar serbët e këtij lokaliteti. Incidenti ka ndodhur gjatë natës së Krishtlindjeve Ortodokse.
Grafitet janë shkruar në objektet afër rrugës që kalon nëpër fshat. Theksohet se disa prej tyre tashmë janë fshirë.
Në Pasjan jetojnë rreth 2.000 serbë.
Nuk ka njoftime për këtë incident nga institucione përgjegjëse.
Artikuj të ngjashëm