Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Graçanica hesht për strukturat paralele në arsim e shëndetësi

Foto: Koha

Asnjë përgjigje nuk e kanë dhënë komunarët e Graçanicës për strukturat paralele që financohen nga Serbia, ndërsa menaxhojnë dy resorë të rëndësishëm në këtë komunë.

Ata kanë vazhduar të heshtin edhe pas një muaji, prej kur u janë kërkuar përgjigje për këtë çështje, më 18 dhe 28 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qeverisja e Graçanicës ka dalë të jetë e pafuqishme kundrejt strukturave paralele në këtë komunë. Ata ende nuk i kontrollojnë arsimin dhe shëndetësinë në Graçanicë.

Instituti për Studime të Avancuara (GAP) në një raport të tij që flet për problemet me të cilat do të ballafaqohet qeverisja e re komunale e dalë nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit, thuhet se këta dy sektorë i menaxhojnë strukturat paralele që financohen nga Serbia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)