Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Graçanica dështon në arkëtimin e miliona borxheve

Foto: Koha

e Graçanicës e kanë nisur vitin 2017 me miliona euro të paarkëtuara gjatë vitit 2016 dhe viteve të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Janë 2 milionë e 434 mijë euro që kjo komunë nuk ka arritur t’i arkëtonte nga qytetarët dhe organizatat e tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, kjo komunë përveç që nuk ka mundur të arkëtonte këto të hyra, ajo u ka mbetur borxh edhe të tjerëve.

Kjo shumë arrin në më shumë se gjysmë milioni euro. Sipas raportit financiar të vitit 2016, Komuna e Graçanicës nuk ka mundur të arkëtonte 1 milion e 721 mijë euro nga tatimi në pronë, 5 mijë euro nga dënimet e Inspektoratit, 705 mijë euro nga shpronësimi i tokës dhe 2 mijë euro nga qiraja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm