Dputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani ka thënë se vendimi i kushtetueses ka kthyer procesin zero.
“Vendimi i kushtetueses e sjell procesin në fillim. Përpjekja dhe futja e PSD-së në proces ka qenë përpjekje për të ndërtuar të paktën një mundësi të konsensusit”, është shprehur Gorani në Rubikon të KTV-së.
Ai ka shtuar se, “në pesë muajt e fundit PSD-ja është përpjekur ta zëvendësojë bllokun opozitar që refuzonte të ishte pjesë e ekipit, e këtë besoj se e ka bërë me sukses”.
Gorani thotë se PSD-ja është tërhequr, megjithatë ekipi negociator ende nuk është shpërbë.
“Me ligj kemi kërkuar që kompetencat t’i ketë delegacioni shtetëror. Kjo është hedhur poshtë nga kushtetuesja. Ekipi negociator ende nuk është shpërbë, e PSD-ja është tërheqë pasi kushtetuesja ia ka heq kompetencat. Pas gjashtë muajve ne kthehemi në pikën zero”, u shpreh Gorani.