Goran Radosavleviq – Guri, ish-komandanti i xhandarmerisë së Serbisë, i sanksionuar me ndalim të hyrjes në SHBA nga Departamenti i Shtetit për shkak të dyshimit për implikim në vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi, deklaroi se “as që më intereson dhe as më godet vendimi”, e citojnë atë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
“Kam dhënë deklarata para organeve hetuese, njëmijë herë kam folur për këtë, kështu që është nonsens të flas më për këtë”, është shprehur ai.
Radosavleviq është anëtar i Partisë Përparimtare Serbe (Srpska napredne stranke - SNS) të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Tash disa vite opinioni në Serbi flet për përgjegjësinë e tij për rastin e vrasjes së tre vëllezërve shqiptarë – Yll, Agron e Mehmet Bytyçit në korrik të vitit 1999 në Petrovo Sello, afër Klladovës, në Serbinë Lindore.
Lexoni edhe: I ndalohet hyrja në SHBA Radosavleviqit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyçi
-
Radosavljeviq: Nuk më intereson vendimi për ndalim i autoriteteve amerikane
-
Dy tradhtitë e Serbisë ndaj SHBA-së në dy ditë
-
Rezoluta për vëllezërit Bytyçi nuk i shqetëson figurat përgjegjëse në Serbi
-
Brass për rastin Bytyçi: Dëshmitarët “kishin frikë” të paraqisnin prova kundër Gurit
-
Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi