Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GLSP: Gjykata Komerciale më shumë dëm se sa dobi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Themelimi i Gjykatës Komerciale Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”, raporton Ekonomia Online.

Rreze Hoxha-Zhuja nga kjo organizatë tha se krijimi i kësaj gjykate në bazë të vlerësimeve do të sjellë më shumë dëm se sa dobi.

Sipas saj, nëse arsyetohet me kohëzgjatjen e zgjedhjes së lëndëve të njëjtë kohë lëndët e marrin të shqyrtohen edhe në departamentin në kuadër të Gjykatës Themelore.

Por ajo shtoi se edhe për çështje të tjera do të duhej të krijoheshin gjykata specifike.

“Periudha e gjatë për të zgjidhur mosmarrëveshje është 3 vjet. Krijimi i kësaj gjykata do të shkaktonte më shumë dëme se sa dobi, afërsisht e njëjta kohë duhet për zgjedhjen e rasteve dhe në departamentin në gjykatë. Nëse arsyetohet kjo do të thotë që do të duhej të krijoheshin edhe gjykata për korrupsion, krim të organizuar”, tha Hoxha-Zhuja.

Deputei i LDK-së, Driton Selmanaj tha se edhe Qeveria ka gabuar në iniciativën për krijimin e kësaj gjykate, duke sqaruar se janë të vetmit që nuk e kanë përkrahur krijimin e saj.

“Unë dhe LDK kemi qenë të vetmit që e kemi kundërshtuar edhe ne si Qeveri e kemi pas në plan këtë, por ka qenë kërkesë e trashëguar më herët. Kjo nuk është zgjidhje për shumë çështje. Pritja në zgjidhjen e lëndëve nuk e arsyeton themelimin e gjykatës, edhe pse zgjasin 3 deri në 5 vjet”.

Edhe Hoxha-Zhuja: Gjykata Komerciale nuk është zgjidhja e problemeve për bizneset Arbëri Hoxha-Zhuja: Gjykata Komerciale nuk është zgjidhja e problemeve për bizneset

Visar Morina, profesor në Fakultetin Juridik, tha se ka munguar dhe mungon analiza e duhur për krijimin e kësaj gjykate.

“Ka nevojë për specializim të sistemit juridik dhe gjyqësor. Duhet të behët përpjekje që të definohet juridiksioni i kësaj gjykate”.

Përderisa Urim Vokshi nga Oda e Avokatëve tha se ka avokat të specializuar për këtë çështje./EO