Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka thënë se vlerësimi i këtij grupi për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti ka qenë solid, dhe jo i keq apo i shkëlqyeshëm. Kjo pasi sipas tij kryeministri Albin Kurti ka vendosur standarde të lartë sa ishte në opozitë.
GLPS-ja përmes një konference për media gjatë ditës së sotme i dha notën 5.5 Qeverisë Kurti nga 10 të mundshme, ndërsa Fetahu në ‘’Interaktiv’’ të KTV-së tregoi se si GLPS-ja ka ardhur deri te një përfundim i tillë.
‘’Ky vlerësim prej 5.5 është një vlerësim solid, jo i keq, por as i shkëlqyeshëm. Është bërë një lloj matje kualitative, ku kemi bërë studime për dokumentet, për vendimet, për programin qeverisë dhe mbledhjet e Qeverisë Kurti. Është bërë një studim gjeneral për pritjet e qytetarëve para zgjedhjeve, pritjet e shoqërisë civile dhe premtimet e Kurtit para zgjedhjeve. Për këtë arsye kemi ardhur në një vlerësime 5.5, duke marrë parasysh fushat sektoriale një nga një, duke nisur nga ato më të mëdha, si shëndetësia apo arsimi. Vlerësimi që i bëhet kësaj Qeverie nuk bëhet i njëjtë si për qeveritë paraprake, pasi vet ia kemi dhënë cilësimin si një qeveri transformuese, duke marrë parasysh opozit-bërjen e gjatë. Kjo qeveri duhet të mësohet me barrën se nuk është i njëjtë vlerësimi si qeveritë paraprake pasi ka vendosur standarde të larta sa ishte në opozitë. Edhe ky vlerësim nuk është se do ta derterminojë qeverisjen e tij në të ardhmen’’, u shpreh Fetahu.
Fetahu zbuloi edhe notat që i kanë dhënë Qeverisë Kurti nëpër fusha të ndryshme, duke thënë se një gjë e tillë u bë pas një hulumtimi të gjatë.
‘’I kemi vënë një not të madhe te integriteti i Qeverisë, notën 8. Kjo është Qeveria me integritetin më të madh që nga paslufta. Planifikimi dhe koordinimi i punës së Qeverisë ka ngecje, pasi ka pasur vonesa për paraqitjen e programit qeverisës te qytetarët. Kemi matur që plani operacional i punës nuk është. Prandaj matja është më e vështirë kur nuk kemi një afat kohor për planifikime. Te kjo fushë e kemi vlerësuar me notën 4. Transparencën e përgjithshme e kemi vlerësuar me notën 6.5. Por këtu kemi një vërejtje, sidomos pasi ministrat dhe kryeministri kanë një lloj hezitimi për të dalë në media dhe nuk koordinohen me shoqëritë civile. Ky nuk është indikator i mirë për fuqinë e madhe politike që ka ai. Vlerësim tjetër në këtë 100-ditësh është që ka mungesë të kapaciteteve njerëzore pothuajse në të gjitha dikasteret. 5.5 e kemi vlerësuar në këtë pikë’’, deklaroi ai.
-
Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 7 qershor
-
Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Kurti: Për të ecur përpara duhet të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës