Komunarët e Podujevës nuk kanë arritur të realizojnë planin për arkëtimin e të hyrave vetjake gjatë vitit 2017. Nga 1 milionë e 847 mijë e 800 euro sa kanë planifikuar, ata kanë arritur të vjelin 1 milionë e 269 mijë e 838 euro, ose 69 për qind.
Për nga përqindja më së shumti mjete kanë arritur të realizojnë nga taksat e pajisjeve motorike (gjobat në trafik, regjistrimi i automjeteve dhe agjencia e pyjeve) 177.092 euro (111 për qind), ndërsa për nga shuma nga taksat komunale 656.322 (66 për qind realizimi), shkruan sot Koha Ditore.
Kurse më së paku mjete kanë arkëtuar nga gjobat e gjykatës 22.415 euro, e për nga përqindja nga licencat dhe lejet 72.434 euro ose 28 për qind). Sipas raportit financiar 2017, ka raste kur nuk kanë arritur të realizojnë asnjë cent, siç është rasti i shitjes së aseteve që janë planifikuar të realizojnë 2 mijë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komuna e Podujevës realizon 41 për qind të planifikimit të të hyrave për gjashtë muaj
-
Podujeva s`arrin t`i arkëtojë të hyrat e planifikuara
-
Podujeva arkëton vetëm 38 për qind të të hyrave për 6 muaj
-
Podujeva arkëton vetëm 17 për qind të të hyrave të planifikuara
-
Malisheva arkëton 60 për qind të të hyrave vetjake