Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva arkëton vetëm 38 për qind të të hyrave për 6 muaj

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të Podujevës e kanë konsideruar keqqeverisje e dështim mosmbledhjen e të hyrave vetjake të Komunës. Bazuar në raportin financiar janar-qershor, komunarët kanë arkëtuar vetëm 38 për qind të të hyrave për këtë periudhë. Këshilltarja e VV-së, Adelina Stublla, ka thënë se përqindja e të hyrave në shumë kategori është më e ulët se në vitin 2017.

“Raporti i buxhetit me gjithë mangësitë prapë e tregon një të vërtetë të madhe për keqqeverisjen dhe dështimin e kësaj qeverisje si në aspektin e mbledhjes së të hyrave, ashtu edhe në realizimin e investimeve të planifikuara për vitin 2018”, ka thënë Adelina Stublla.

Sipas saj, në shumicën e pozicioneve ka më pak të hyra nga ato të planifikuara./Nexhat Tovërlani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)