Gjyqtarët serbë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të premten kanë bojkotuar punën.
Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë thënë se asnjë gjyqtar serb i Gjykatës në Mitrovicë si dhe staf mbështetës, nuk është paraqitur në vend të punës gjatë të premtes.
Në këtë ditë ishte caktuar të mbahej seanca ndaj Halil Ahmetit, i akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, por e njëjta ka dështuar pasi gjyqtari Radosllav Markoviq nuk është paraqitur në seancë.
Ky veprim i gjyqtarëve të komunitetit serb vjen pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 24 marsit 2022, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.
Suspendimi i Stevanoviqit erdhi pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiqin, president i Serbisë. Lajmi për suspendimin e Stevanoviq u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga KGJK, pasi e njëjta pikë ka qenë si pikë e mbyllur.
-
Anulohen edhe tetë seanca gjyqësore në veri
-
Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, anulohen gjashtë seanca
-
I ulet paga kryetares së Gjykatës në Mitrovicë për shkak të takimit me Vuçiqin
-
Kthehet në punë kryetarja e suspenduar e Gjykatës në Mitrovicë, raporton për tremujorin e parë të vitit
-
Pas suspendimit të gjyqtares, priten masa edhe për policët që u takuan me Vuçiqin