Prishtinë 23 nëntor – Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot është mbajtur seanca e përgjithshme, në të cilën kanë marrë pjesë, përveç gjyqtarëve të Supremes, edhe gjyqtarët vendorë e ndërkombëtarë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DhPGjS), ata nga Kolegji i Apelit dhe gjyqtarët e Supremes nga EULEX-i.
Të pranishmit kanë diskutuar rreth propozimeve për Projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për Projektligjin për Gjykatat dhe Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i Supremes u sqaroi të pranishmëve se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Supreme që deri të hënën të japë propozimet, komentet dhe vërejtjet eventuale rreth këtyre draft-ligjeve. Mirëpo, të gjithë të pranishmit theksuan se ky afat i shkurtër kohor është i pamjaftueshëm për të analizuar këto draft-ligje. Madje gjyqtarët e EULEX-it nuk kishin pranuar version në gjuhën angleze të materialit, ndaj konsideruan se afati shtesë është i domosdoshëm.
Në parim, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, potencuan se nga analizimi i shkurtër i këtyre draft-ligjeve vërejtjet janë substanciale.
Gjyqtarët vendorë dhe ata ndërkombëtarë u dakorduan që kryetari i Gjykatës Supreme t’i drejtohet Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku përveç afatit shtesë për shqyrtim të këtyre draf-ligjeve, të kërkohet edhe përfshirja e anëtarëve nga gjyqësori në grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat janë duke punuar në draftimin e ligjeve përkatëse.