Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjyqësori vetëlavdërohet në Konferencën e tëtë vjetore

Ka hapur punimet Konferenca e tetë vjetore e organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në përgjithësi, viti që po lëmë pas, nga folësit në këtë Konferencë, është vlerësuar si një vit i suksesshëm, të paktën me hyrjen në fuqi të legjislacionit që prek fushën e drejtësisë.

Përveç kësaj, nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, edhe rritja e numrit të gjyqtarëve është përmendur si një zhvillim pozitiv, por ka përmendur se sistemi gjyqëor në veri po vazhdon të ballafaqohet me sfida të ndryshme.

Edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, për vitin 2018, ka thënë të ketë qenë vit i mbarë në shumë drejtime, duke shtuar se pritjet e qytetarëve nga gjyqësori, janë racionale dhe të mundshme për t’u arritur.