15:22 - Pas zotimit nga KGJK-ja, KPK-ja dhe Ministria e Drejtësisë se do t’u realizohen kërkesat, administrata e gjyqësorit ka pezulluar grevën pasi është arritur një marrëveshje e përkohshme.
Asllan Rusinovci nga Sindikata e Judikaturës ka thënë të ketë marrë zotime se do të realizohen katër kërkesat e administratës së gjyqësorit.
Kryesuesi i KGJK-se, Nehat Idrizi nuk ka bërë të ditur nëse ka një afat për realizimin e kërkesave të punëtorëve, por ka thënë se disa prej veprimeve do të fillojnë pas dy javësh. E sipas Rusinovcit, takimet drejtë realizimit të kërkesave të punëtorëve do të fillojnë nga e enjtja.
Gjyqësori pajtohet për pezullimin e grevës?
Jozyrtarisht burime të KTV-së brenda në KGJK kanë thënë se është arritur një marrëveshje për pezullim të grevës.
Prej orës 14 është një takim i përfaqësuesve të punëtorëve me kryesuesin e KGjK-së dhe kryetarët e Gjykatave.
-
Pezullohet greva në gjykata, punonjësit dhanë 5 muaj afat për miratimin e Ligjit të pagave
-
Pas premtimeve nga institucionet, punëtorët e administratës së judikaturës pezullojnë grevën
-
Gjykatat nga sot vazhdojnë punën me kapacitete të plota
-
Gjykatësit rikthehen në orar të plotë në punë
-
Gjykatat reduktojnë punën dhe bojkotojnë Qeverinë pas vendimit për uljen e pagave