Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjyqësori kritikohet për masa të shpeshta të paraburgimeve të gjata e të shpeshta

Paraburgimet janë të shpeshta, të gjata e më të larta sesa mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian, vlerësojnë ekspertë të politikave penale. Sidoqoftë, të pakënaqura janë organizatat që merren me dhunën me baza gjinore, të cilat thonë se paraburgimi është masa më e duhur në rastet e tilla, në mungesë të mekanizmave të tjerë që u ofrojnë viktimave siguri.

Gjykatat në vend marrin vendime të shumta për t’i dërguar kryerësit e veprave penale në paraburgim.

Ekspertët e politikave penale vlerësojnë se Kosova ka kushte të mira për të privuarit nga liria, porse gjykatat shqiptojnë paraburgime të shpeshta e të gjata për të dyshuarit dhe të akuzuarit.

Shqetësues për Alban Muriqin, njohës i politikave penale, është fakti që mbi gjysma e të privuarve nga liria në katërmujorin e parë të 2023-tës, sipas statistikave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, e kanë përbërë të paraburgosurit – që është prej shifrave më të larta të rajonit.

Muriqi thotë, po ashtu, se aktgjykimet e Kushtetueses për rastin e ankuesit Jadran Kostiq të publikuar gjatë javës, dhe ai për Fahri Deçanin, i vitit 2017, duhet t’i shërbejnë sistemit të drejtësisë për të reflektuar.

“Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në asnjë rast nuk e arsyeton paraburgimin mbi pesë vjet dhe kërkesat tona ligjore janë që të gjitha institucionet, të gjitha instancat, të veprojnë me nguti, domethënë është çështje e emergjencës, ka të bëjë me shëndetin e njerëzve, me të drejtën për liri dhe siguri, ka të bëjë me mbipopullimin e burgjeve, me humbjen eventuale të punës, edukimin ose shkollimin... Duhet të përdoren alternativa të tjera më shumë nga sistemi gjyqësor dhe të shkarkohen burgjet që të drejtat e njeriut të vihen më pah më shumë”, ka thënë Muriqi.

Edhe Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në burgje Arbëri Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në burgje

Por më këtë vlerësim nuk pajtohen në Rrjetin e Grave të Kosovës.

Masën e paraburgimit ato e shohin të domosdoshme në rastet e dhunës me baza gjinore.

Mbikëqyrja e urdhrave mbrojtës të lëshuar ndaj kryerësve të dhunës në familje ka dështuar në vazhdimësi duke i rrezikuar viktimat e dhunës në familje.

Kjo është një prej arsyeve për të cilat Rrjeti i Grave të Kosovës po kërkon vlerësim më të kujdesshëm të rrezikshmërisë për viktimat.

Edhe Rudari: Paraburgimi të mos përdoret si ndëshkim për ata që s’e pranojnë fajësinë Arbëri Rudari: Paraburgimi të mos përdoret si ndëshkim për ata që s’e pranojnë fajësinë

“Nga praktika kemi vënë re se janë viktimat ato që largohen nga shtëpia, dërgohen në strehimore, ndërsa ushtruesit e dhunës lirohen me procedure të rregullt deri në përfundim të gjykimit. Megjithatë, po nga përvoja, kemi vënë re se në rastet kur ushtruesit e dhunës shkojnë në paraburgim 48 orë, ka ndikuar pozitivisht si në mirëqenien e viktimës po ashtu edhe në vetëdijesimin

e ushtruesit të dhunës për të kuptuar pasojat e veprës që ka bërë. Kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë, por të paktën e siguron gruan për këto orë, deri kur bën një zgjidhje tjetër, të gjejë një vend të sigurt për të. Po të bëhej vlerësimi i rrezikshmërisë në mënyrë të duhur, pothuajse në shumicën e rasteve do të dilte se është i domosdoshëm dërgimi në paraburgim”, ka thënë RRGK-ja.

Këshilli Gjyqësor nuk është përgjigjur në pyetet e KOHËS lidhur me ankesat e shoqërisë civile mos-caktimin e masave të efektshme mbrojtëse për viktimat e dhunës në familje dhe ato për rastet e shumta të shqiptimit të paraburgimeve dhe tejzgjatjes së tyre.