Mbi 600 lëndë të krimeve të profilit të lartë dhe krimeve të luftës do t’i transferohen Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX-i gjatë këtij viti.
Ndërkaq kapacitetet dhe ekspertiza e gjyqësorit kosovar vlerësohen se janë të pamjaftueshme për trajtimin e këtyre rasteve, shkruan sot Koha Ditore.
Fondi i së Drejtës Humanitare (FDH) ka vlerësuar se procesi i transferimit mbetet sfidë e sistemit gjyqësor të Kosovës.
Anka Kurteshi-Hajdari, nga kjo organizatë, ka thënë se nga mesi i këtij viti gjyqësori vendor për herë të parë në historinë moderne të Kosovës do t’i marrë të gjitha kompetencat e plota për ndjekjen e krimeve të luftës dhe krimeve të tjera të rënda.
Tutje, Kurteshi-Hajdari ka shtuar se mbrojtja e dëshmitarëve është pika më e dobët në procedimin e krimeve të profilit të lartë, sidomos të krimeve të luftës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
EULEX: Sfiduese, ngecja e rasteve të profilit të lartë
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë sfidë për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë
-
Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës, kërkohet shtim i kapaciteteve
-
Shala: Vetëm tre prokurorë në DKR të Prokurorisë Speciale, në mesatare 330 lëndë për prokuror
-
Në periudhën 2020-2023 janë ngritur 23 aktakuza për krime lufte