Njëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj janë bërë qëkur A.B. ka dorëzuar padi në Gjykatën Komunale të Prishtinës rreth ndarjes së një shume parash me ish-bashkëshorten B.B, shkruan sot Koha Ditore.
Prej vitit 2006 e deri më 2014 rasti është rigjykuar dy herë. Tani, këtë vit, ka filluar gjykimi për të tretën herë.
Herën e parë, sipas dosjes që e posedon “Koha Ditore”, gjykata e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë gruas, kurse herën e dytë burrit. Të dyja herët Gjykata e Apelit i ka kthyer në rigjykim për shkak të mungesës së provave dhe mosvërtetimit të gjendjes faktike.
Zvarritja e këtij rasti për vite të tëra jo vetëm u ka shkaktuar dëm financiar, por ka ndikuar negativisht edhe në raportet familjare, duke pasur parasysh se ish-bashkëshortët kanë dy fëmijë nga martesa e tyre...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Grave u cenohet dinjiteti në ndarjen e pasurisë së përbashkët pas divorcit
-
Ka vite që endet nëpër gjykata, thotë se ish e dashura tenton t’ia marrë gjysmën e pasurisë
-
Kushtetuesja konstaton se gjykata ia shkeli të drejtat një qytetari
-
GLPS: Procedurat gjyqësore, sfidë për jetësimin e së drejtës së grave në trashëgimi pronësore
-
Rrëfimi i nënës vetushqyese, në mes të skamjes, shkollimit e kujdesit ndaj fëmijëve